Krimea si precedent për shkëputjen e territoreve në lindje të Ukrainës

Postuar në 10 Prill, 2014 09:45

 Ngjarjet e fundit në rajonet lindore të Ukrainës kanë nxitur idenë se aty po përsëritte skenari i Krimeë. Lidhur me këtë çështje ka ende disa dilem, që mund të vihen re edhe në reagimet e fundit nga Perëndimi. Gjithsesi mendimi që po fiton terren është ai sipas të cilit rasti i Krimesë nuk mund të përsëritet dhe kjo për shkak të specifikave që paraqesin rajonet lindore krahasuar me gadishullin në Detin e Zi. “Në Krime shumica e popullsisë janë rusë etnikë. Mbi 80% e njerëzve japin si gjuhë amtare rusishten", thotë ekspertja. Shumë banorë të Krimesë janë nga Rusia, ose nga pjesë të tjera me popullsi ruse të ish-Bashkimit Sovjetik. Ndër to ka edhe shumë ushtarakë si dhe shumë pensionistë", deklaron për DW, Susan Stweart nga  fondacioni "Shkenca dhe Politika" në Berlin.  Ka edhe dallime në identetin e njerëzve që banojnë këto rajone, por edhe në aspektin ekonomik. “Rajonet lindore janë të orientuara shumë më fort ndaj Ukrainës. Njerëzit në Donjeck dhe në të tjera rajone lindore i shohin me sy kritik zhvillimet në vend . Ata megjithatë e ndjejnë veten ukrainas. Ky identifikim është mjaft i fortë", thekson sociologia polake Joanna Fomina. Në çdo rast, në ndryshim nga Krimea, sipas analizave që prezantohen, zhvillimet në rajonet lindore janë më shumë të stisura, sesa edhe të vetvetishme. Është një vëzhgim që duhet të presë konfirmimin në terren për t’u vërtetuar, por e qartë është se shkëputje të reja nga territori ukrainas  do të ishin me pasoja fatale.

http://www.dw.de/ekspertët-skenari-i-krimesë-i-pamundur-në-rajonet-lindore-të-ukrainës/a-17553771

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.