Tamiflu? Mesa duket një mashtrim!

Top-Channel përcolli sto pjesë të një raporti nga një organizatë e pavarur jofitimprurëse, Chocrane Collaboration,sipas të cilës Tamifluja, medikamenti I shpërndarë gjerësisht për luftën kundër pandemive, apo edhe gripit të zakonshëm nuk ka asnjë efekt. “Tamiflu nuk parandalon përhapjen e gripit apo nuk kufizon komplikimet e rrezikshme; shumë pak ka ndihmuar në zbutjen e simptomave të tij”, citohet raporti.Vetëm Britania e Madhe ka shpenzuar 473 milionë paund, nisur sidomos që nga viti 2006, kur u përhapja lajmi se pritej një epidemi gripi nga i cili do të vdisnin 750 mijë njerëz. Gjithçka me sa duket ka qenë e pavërtetë, të paktën sipas këtij raporti, i cili shton se Tamiflu ka një sërë efektesh anësore.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=275941
s.z
Add new comment