Ish-ambasadori Witthers: "Pavarësisht partisë, njerëzit nuk duhet të harrojnë se janë shqiptarë"

Postuar në 10 Prill, 2014 12:32

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë  John Withers  ka dhënë një intervistë për “Zëri i Amerikës”. Ai ka komentuar zhvillimet politike në Shqipëri, nisur nga njohja dhe nga të dhant publike. Drejtësia sipas Ëithers mbetet çështje kyç, sikurse rotacioni i pushtetit më 23 qershor, sipas tij i dha fund mënyrës së drejtimit të imponuar nga Berisha. Me interes është ajo çfarë thotë Ëithers për polarizimin e shoqërisë apo edhe identifikimin e një pjese të saj sipas partive politike. “Dua ta mbyll me një citim tjetër, të një udhëtari në Shqipëri në vitin 1809; emri i tij ishte Hobhouse në se nuk gaboj dhe ai shkruan se kur udhëton në territoret e Perandorisë Osmane dhe i pyet njerëzit se cilët janë, të përgjigjen, myslimanë, ose të krishterë, por kur pyet një shqiptar, ai të përgjigjet jam shqiptar. Sot u takon gjithë shqiptarëve, që i përkasin partisë që humbi ose që fitoi, ose partive të tjera, të mos harrojnë se janë shqiptarë dhe kanë një mundësi përpara për të përmirësuar vendin e tyre, të mos rrinë pasivë, por të marrin pjesë në proces”, ka thëë Withers.

http://www.zeriamerikes.com/content/withers-sfida-kryesore-për-shqipërinë-sistemi-i-drejtësisë/1890545.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.