Lulzim Basha në “Opinion”: “Ftesa për kontribut në opozitarizëm nuk përjashton Ngjelën. Por Ngjela është treguar kritik vetëm ndaj LSI-së dhe Ilir Metës”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sot në “Opinion” për zhvillimet politike të ditës duke komentuar dhe shpjeguar qëndrimet e opozitës. Sipas Bashës, mazhoranca aktuale po përgatit një projektligj të ri për të “uzurpuar” Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ndonëse siç u shpreh ai, Gjykata Kushtetuese ka shprehur verdiktin e vet për këtë gjë.
Basha ka dhënë edhe një opinion për nismën e re të Spartak Ngjelës. Sipas kreut të PD-së, “Ngjela si politikan i vjetër e di se ku është ndryshimi mes kritikës dhe opozitarizmit”. Basha ka shtuar se ftesa që ai ka bërë për të gjithë kontrributorët në vite të PD-së nuk përjashton asnjë, por ka brenda vetiu kushtin që ata që afrohen të jenë në opozitë me qeverinë Rama-Meta. Këtu qëndron problemi i Ngjelës, pasi Basha ka deklaruar se nisma e z. Ngjela, është më shumë një kritikë e diferencuar, e drejtuar vetëm ndaj Ilir Metës dhe LSI-së. Një qasje kjo që nxit idenë se pas sulmeve ndaj LSI-së kryeministri nuk është indiferent, apo nuk është se nuk përfiton kapital politik. Dhe një aspekt tjetër ka qenë çështja e kontrollit të territorit, nisur nga deklarata e Edi Ramës se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje. “Është demagogji. Sot vepron ligji dhe kryeministir nuk mund të sillet si një vezir...”, ka thënë ndër të tjera Basha.
s.z
Add new comment