“Standard & Poor’s” përmirëson vlerësimin për Shqipërinë

Postuar në 11 Prill, 2014 07:08

Kompania e vlerësimeve “Standard & Poor’s” ka rishikuar vlerësimin e prespektivës për Shqipërinë duke e ndryshuar nga “negativ” në “të qëndrueshëm”, si dhe ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në ‘B/B’.

“S&P” ka argumentuar se shkaku për ndryshimin e vlerësimit në “stabël”, ka qenë nënshkrimi i marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe përfshirja në programin e saj, duke shërbyer si referencë për konsolidimin financiar, rritjen e qëndrueshmërisë së borxhit, si edhe duke ulur riskun e rifinancimit, raporton ATSH. Pritshmëritë për një konsolidim fiskal, i cili do të ushtroj presion në uljen e deficitit, ishte një tjetër argument për rikthimin e vlerësimit pozitiv.

Sipas “ S&P”, marrëveshja 3-vjeçare me FMN-në do të sigurojë një lehtësim të nevojave për financim, forcim të institucioneve fiskale dhe ulje të deficitit, duke i hapur rrugën potencialit të vendit për rritje ekonomike në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë duke mbështetur reformat strukturore.

Angazhimi i qeverisë për të likuiduar detyrimet e prapambetura të biznesit rrit pritshmëritë e “S&P” për një përmirësim të sektorit bankar, duke rritur kreditimin e ekonomisë dhe si rrjedhojë, duke i dhënë fund trendit negativ të rritjes ekonomike dhe siguri për të ardhmen. “S&P” është optimiste për të ardhmen, pasi e sheh pozitivisht angazhimin e qeverisë shqiptare për të realizuar me sukses reformat strukturore dhe për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.