Rama: Sms-ja ime për ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Tahiri ministri i duhur

Kryeministri, Edi Rama ka rrëzuar pretendimet për dërgimin e mesazhit të “zbardhur” nga ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.
Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimet në Policinë e Shtetit, Noka lexoi një SMS që sipas tij kryeministri ia ka dërguar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.
Përveçse përgënjeshtron pretendimin e Nokës, Rama gjithashtu konfirmon Tahirin në krye të dikasterit që drejton që prej formimit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2013.
“Sms-ja ime për ministrin e Brendshëm? Një shpifje! Mendimi im për Saimir Tahirin? Ministri i duhur që meriton respekt për punën e palodhur”, shkruan Rama në “Twitter”.
S.S
Add new comment