Basha: Nuk do ta përdorim për të bllokuar konsensusin për reformën territoriale

“Reforma e pushtetit vendor dhe rindarja territoriale kërkon konsenus të plotë politik, se them unë, se thotë opozita, kështu është bërë gjithmonë.” Ky vazhdon të jetë qëndrimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhur me reformën territoriale.
“Përpjekja për ti ikur konsensusit është e rrezikshme dhe e dëmshme për vetë reformën, por dhe për situatën politike në vend, është refuzim i bashkëjetesës demokratike, është hap që përkeqëson bashkëjetesën demokratike në këtë vend. Ndaj insistojmë tek konsensusi dhe i bëjmë thirrje të reflektojnë dhe të japin konsensusin. Konsensusi është një vlerë që opozita nuk do ta përdorë për të bllokuar, por për të arritur sëbashku me mazhorancën një reformë bazuar mbi parime të shëndosha, transparente dhe që u shërben qytetarëve dhe jo partive politike”, shprehet Basha.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se, mazhoranca nuk do të presë pa fund bashkëpunimin e opozitës për kryerjen e kësaj reforme. Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur për mbylljen e kësaj reforme brenda muajit korrik.
S.S
Add new comment