Mediat greke publikojnë video tjetër të Karelit

Postuar në 12 Prill, 2014 14:44

Një video e dytë e publikuar sot nga mediat greke, Ilia Kareli shihet duke u shtrirë në krevat pas dhunës së ushtruar nga gardianët grekë. Kareli shihet që mezi lëviz, ndërkohë që pantallonat që kishte të varura gjatë dërgimit për në qeli, i kanë rënë vare në tokë. Pa fuqi Kareli shtrihet në dyshek dhe duket se nuk ma më forcë të lëvizë.

Në të njëjtën video vihet re edhe një njeri me një këmishë të bardhë, i cili ndodhet në korridorin e burgut 3 minuta para se të dali nga qelia frigorifer, në gjendje të mjeruar Ilia Kareli, raporton “Ora News”.

Kujtojmë se Drejtori i Burgut, i akuzuar për shkelje të ligjit, kishte argumentuar se ndodhej aty pasi ishte në mbikqyrje të mbërritjes së të dënuarit Kareli në burgun e Nigritës sipas rregullores dhe më pas ka shkuar në zyrën e tij, pa qenë në dijeni të torturave që pasuan ndaj Karelit.

Në të njëjtën kohë, gjashtë nga zyrtarët e burgut të cilët janë në paraburgim dhe janë transportuar në burgun Diavaton, nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës kanë bërë kërkesë për heqjen e paraburgimit dhe anulimin e procesit.

https://www.youtube.com/watch?v=-BOvuF-ohSU

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.