Kompanitë “kanadeze” të naftës që vijnë nga ishujt Kajman. Kush e merr realisht naftën shqiptare?, pyet gazeta Dita

Postuar në 14 Prill, 2014 12:40

Gazeta Dita është hapur numrin e sotëm me një shkrim mbi tregun privat të naftës në vend, e në mënyrë të veçantë mbi dy kompani si Bankers Petroleum dhe Stream Oil. Këto dy kompani, me kontrata të fuqishme nafte të firmosura me qeveritë shqiptare, konsiderohen si investitorë strategjikë. Por mënyra se si operojnë dhe si funksionojnë ato në raport me shtetin tonë, lë shumë mistere të errëta. Kështu, që të dyja këto korporata prezantohen me zyrat e tyre qendrore në Kanada, dhe kështu edhe thërriten, por janë regjistruar në ishujt Kajman, një parajse fiskale,  dhe pronarët e vërtetë nuk dihen aspak.

Si mundet, pyet gazetari Habjon Hasani, që palë të interesuara, korporata, vijnë këtu tek ne, kërkojnë të negociojnë marrjen me koncesion të pasurive strategjike, arrijnë ti marrin por fytyrën s’duan ta tregojnë? Pse nuk duan? Ç’farë problemi mund të kenë, nëse shfaqen? Si arrijnë t’i sigurojnë këto pasuri dhe koncesione strategjike duke mbetur anonimë? Ku e gjejnë gjithë këtë forcë për të negociuar dhe për të fituar kontrata në pozita anonimati me shtetin shqiptar?

 

Lexoni më shumë në linkun: http://gazetadita.al/boset-e-maskuar-te-naftes-shqiptare/

 

a.k

Comments

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

<p>EDHE JETET E SHQIPTAREVE BRENDA E JASHTE SHQIPERISE I KA NE DORE BLLOKU ME MIQTE E TIJ LINDJE-PERENDIM</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.