Kukës, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës përkujtojnë eksodin e shqiptarëve më 1999

Postuar në 16 Prill, 2014 05:13

Në Kukës sot përkujtohet eksopdi i shqiptarëve të Kosovës në kohën e luiftës së vitit 1999. Me këtë rast,dy qeveritë shqiptare, e Shqipërisë dhe Kosovës, do të jenë organizues të ceremonisë që mbahet në Kukës. Në ceremoni janë përfshirë disa ministra të qeverive respective. Një fjalë ka mbajtur me këtë rast edhe numri dy i qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli që ka falënderuar qytetarët e Kukësit që siç tha ai “lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova”. “Ishte një bujari e paparë dhe sigurisht kjo ngjarje është motivi ynë shumë i fortë sot për të krijuar vizion për një jetesë të përbashkët. Falenderit shumë për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës, popullin tim, vëllezërit dhe motrat nga Kosova”, ka shtuar ai. Në përfundim të ceremonisë zyrtare mbahet konferenca “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, e cila u hap me shfaqjen e një mini-dokumentari,  me temë luftën e Kosovës dhe dëbimin e shqiptarëve.

http://www.ata.gov.al/shqiperi-kosove-kujtojne-sot-ne-kukes-eksodin-e-99...

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.