Protestë e emigrantëve në Athinë për çështjen e toponimeve

Postuar në 16 Prill, 2014 06:19

Emigrantët shqiptarë në Athinë kanë protestuar sot para selisë së Parlamentit grek duke kërkuar zgjidhjen e çështjes së toponimeve në pasaporta. Gazetarja Anila Jole bën me dije se protesta u organizua me iniciativën e Federatës së Shoqatave Shqiptare, por që është mbështetur nga shumë shoqata të tjera shqiptarësh në Athinë, Salamina dhe Korinth, si dhe nga organizata Antiraciste greke “Nisma të Bashkuar Kundër Racizmit dhe Kërcënimit Nazist”.  “U vu re një pjesëmarrje e kufizuar e emigrantëve, ndoshta për shkak të vendimit të dy ditëve më parë të ministrisë së Rendit Publik, për qarkullim të lirë të tyre deri më 5 maj”, njofton Jole. Aktualisht ka një grup pune mes Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe asaj greke për këtë çështje, por që ende nuk ka dhënë një rezultat. Duke qenë se faturën e këtij problemi e paguajnë qytetarët shqiptarë, pa asnjë dyshim, përgjegjësia bie mbi autoritetet shqiptare, të cilat kanë deklaruar se “ka një diskutim intensiv me palën greke”, qëkur ministër i Jashtëm ishte Edmond Panariti. Për ta thënë me një gjuhë të drejtpërdrejtë, jemi ende larg së paturi zero probleme me fqinjët, por natyrisht edhe me qeverin(t)ë tona.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/athine-emigrantet-shqiptare-proteste...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.