Vetëvendosja kundër ligjit që ndalon pjesëmarrjen në konflikte jashtë. Selimi: “Nuk përcaktohet qëllimi për rastet e konflikteve të tjera në vendet shqiptare”

Postuar në 16 Prill, 2014 08:38

Ligji që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve kosovarë në konflikte të armatosura jashtëterritorit të shtetit është kundërshtuar nga Vetëvendosja. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, ligji ka mangësi. “Ky ligj nuk e përshkruan saktësisht qëllimin me të cilin do të përdorej në raste të tjera, në rrethana të tjera në vendet shqiptare”, u shpreh përfaqësuesi i VV-së Rexhep Selimi. Por duket se ky pretendimi i VV-së nuk është marrë parasysh nga partitë e tjera politike, pasi ai është kaluar në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë. Kreu i këtij komisioni, Ahmet Isufi ka sjellë si argument në favor të ligjitfaktin se përmes tij “ndalohet pjesëmarrja në luftërat, të cilat janë të pakuptimta dhe për interesa të dyshimta ose të caqeve të caktuara manipuluese”.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.