Joseph Daul: “Ukraina duhet të na mësojë të merremi me Ballkanin ku situata është eksplozive”

Postuar në 16 Prill, 2014 08:50

Eurodeputeti i njohur Joseph Daul ka deklaruar në një intervistë dhënë për një gazetë në Strasburg, se kriza e Ukrainës duhet t’I mësojë Europës që të merret seriozisht me Ballkanin. Arsyeja sipas tij lidhet me “situatën eksplozive” në Ballkan, ku krimi dhe oligarkia po bëhen dominues. “Ata (euro deputetët e ardhshëm) së shpejti duhet të bëhen të vetëdijshëm me atë që ndodh në Ukrainë. Dhe gjithashtu në Ballkan! Në Ballkan situata është eksplozive! Nëse nuk vendoset atje shteti juridik, do të vazhdojë banditizmi i madh, oligarkia dhe korrupsioni. Kjo është e pamundur të kontrollohet. Nëse kjo vazhdon, atje do të na ndodhë revolucioni, shpresoj se nuk do të ketë luftë. Këtë na e tregoi shumë qartë në fund të marsit presidenti amerikan Obama kur erdhi në Bruksel: ‘Ballkani është problem i Evropës, e jo i SHBA-së”, ka deklaruar Daul që është edhe kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian-Partive Popullore Evropiane.

http://koha.net/?id=22&l=6606

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ballkani qeveriset natyrisht ala-turka dhe jo ala-franga. Ku dijne ballkansit e gjore se ç'do te thote ala-franga (eruopiançe) !!!!!!

….Mbas vdekjes se Skenderbeut traktati i 1479-s ne mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman te Shqiprise. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqiperise pikrisht ne nji kohe kur era frymedhanse e Renaissances dhe idete fisnike te Humanizmit po krijojshin nji Europe te Re me nji etje garantuese per njohuni te reja, per hapsina dhe nji bote te re me nji zhvillim te lire, te pakufizueme te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar – qe mbetet gjithhere nji çeshtje krejtesisht intime per çdo ndergjegje personale – okupacioni otoman ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar ate te jete nji krahine e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulture te kundert nga ajo e Europes, qe po rilindte ne Perendim….“

Kjo qe vlene per Shqiperine vlene ne nji mase ma te vogle per vendet e tjera te  Ballkanit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.