Ideja e taksës së televizionit në faturat e energjisë shkakton debate në Itali

Postuar në 16 Prill, 2014 11:39

Në Itali kanë nisur diskutime dhe debate publike rreth egzistencës së një plani të qeverisë për të përfshirë taksën e televizionit në faturat e energjisë elektrike. Synimi i qeverisë është që të rritet niveli i arkëtimit të kësaj takse dhe të ulet evazioni fiskal.

“La Stampa” shkruan se kjo mbetet vetëm një hipotezë dhe se qeveria e ka mohuar një ide të tillë për taksën që përdoret për të financuar televizionin publik. Gjithsesi, shoqatat e konsumatorëve kanë paralajmëruar kundërshtime të forta nëse kjo ide konkretizohet. (http://www.lastampa.it/2014/04/16/economia/canone-ecco-il-piano-antievasione-si-pagher-con-la-bolletta-elettrica-BHhGQ3PtqYHUVWCFhKf2pJ/pagina.html)

Praktika për të cilën debatohet sot në Itali, po aplikohet prej vitesh në Shqipëri. Familjet shqiptare, që prej vitit 2010, paguajnë një tarifë fikse prej 1 200 lekësh në vit bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Po ashtu, edhe taksa e pastrimit është e përfshirë në faturat e ujit. Ndërsa aktualisht në Shqipëri po diskutohet ideja që faturës së energjisë ose asaj të ujit t’i bashkangjitet edhe një taksë tjetër, ajo e banesës. 

k.k

Comments

Submitted by Enno (not verified) on

<p>E hodhi poshte qeveria e Matteom Reznit kete lajm. Eh, te shohesh kanalet e RAI-t, tashme ne dixhital, e paguan me shtrenjte . Te gjithe ankohen per 113.50 Euro ne vit dhe ne qoftese nuk paguan Canone RAI kjo shume me gjobe shkon 619 EURO. Por theksoj se shumica e familjeve dhe ndermarrjeve ne Itali nuk e paguajne taksen. Sipas sondazheve apo te dhenave te publikuara nga RAI ne provinca si Caserta, Bolzano, Foggia (Foxha), 91% e familjeve nuk e paguajne nderkohe qe 98% e ndermarrjeve, bisnese, nuk e paguajne. Te perbashket me Televizion Shqiptar, RAI ka taksesn, pasi diferenca e 12 mije leke te vjetra me 113.50 euro ne vit&nbsp; nuk ka nevoje per koment. Ndonese RAI nuk prodhon ne pritshmerine qe kane Italianet apo edhe ata emigrante qe jetojne atje, dhe si pasoje ka mos pagesen e takses, per hir te se vertetes RAI prodhon dhe ka shume here programe te cilesise se larte si dhe, lajme me me pak propagande se Televizioni Shqiptar. Kjo eshte diferenca e madhe mes RAI-t dhe TVSH dhe, me pas te diskutojme lajmin e gazetes &#39;&#39;La Stampa&#39;&#39; per planin e qeverise Renzi per te perfshire taksen e Televizionit PUblik&nbsp; ne faturat e Eenergjise.&nbsp; Nuk ja vlen te ngresh zerin per taksen qe paguajme per TVSH, 12 mije leke te vjetra ne vit, kur vete shtypi i shkruar apo televiziv, gazetaret investigativ edhe ju&nbsp; analiste nuk jeni marre kurre se ku shkone leket e taksapaguesve, pra tonat. Me shume bertisni sesi perdoret ky institucion ne vend qe te kerkoni llogari per milionat qe zhduken. Edhe kur ndokush ben sikur e kritikon organi akuzes nuk ka vepruar. Edhe ndonese media ka publikuar milionat e vjedhura ne TVSH prokuroria ka heshtur. Do doja qe po me kete shpejtesi lajmi te percillni dhe te rejat me te fundit nga Komisioni Parlamentar pasi, prej tetorit ka nisur procedurat per Keshillin Drejtues te Televizionit Publik dhe gjoja &#39;&#39;kriteri&#39;&#39; perzgjedhes ka krijuar ngerc. O Tempora, O Mores!!!!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.