Raporti i KiE-s: Gjendja e të drejtave të njeriut në Europë, më e keqja që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë

Këshilli I Europës ngre në nivel politik shqetësimin për situatën e të drejtave të njeriut në Europë. Sipas një raporti të publikuar së fundmi, gjendja në kontinent, lidhur me demokracinë, të drejtat e njeriut, shoqëruar nga dukuri si racizmi, korrupsioni dhe mosndëshkimi, është më e rënda që nga përfundimi I Luftës së Ftohtë. “Të drejtat e qenies njerëzore tashmë kërcënohen nga ndikimet e krizës ekonomike dhe nga pabarazitë që sa vijnë e thellohen”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Panevropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Thorbjorn Jagland. Ai ka përmendur rastin e Ukrainës, ku vihet gishti mbi faktin se ishte korrupsioni ai që çoi në revolucion. Por raporti prej 72 faqesh flet edhe për një situatë të rënduar në burgjet e Europës Perëndimore. Dhe si provë e kësaj prirjeje janë vendimet e Gjykatës Europiane, që sic thuhet “vazdon të konstatojë shkelje të të drejtave për një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme”. Një zë shqetësues ky që “krqëzohet” me deklarfatën e John Kerry-t për Ballkani, sipas të cilit në këtë rajon sundon ligarkia dhe korrupsioni.
http://www.theguardian.com/law/2014/apr/14/europe-rule-law-c...
s.z
Add new comment