Seanca plenare, ministrja e Mbrojtjes: “Asnjë fakt për akuzën e trafikut. Kërkoni të çorodisni opinionin”

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar sot në seancën plenare rreth akuzave të opozitës se përmes mjeteve dhe infrastrukturës së ushtrisë zhvillohet trafik droge. “Ka një javë që opozita thotë që është në dijeni të një të vërtete të tmerrshme, por nuk thotë asgjë përveçse unë si ministre e Mbrojtjes po fsheh informacionet. Ju vetëm akuzoni pa dhënë asnjë provë, vetëm thoni që infrastruktura e Ushtrisë është vënë në shërbim të trafikut të drogës. Kjo është një lojë qesharake dhe cinike. Çdo akuzues duhet të provojë akuzën e tij. Ju nuk keni asnjë provë dhe unë ju them që nuk ka asnjë provë që Forcat e Armatosura janë të implikuara në veprime kriminale për të cilat është folur aq shumë këtë javë”, tha Kodheli. Sipas saj nuk ka asnjë informacion për akuzat e opozitë, të paktnë qëkurse në pushte ka ardhur kjo mazhorancë, Për ministren Kodheli, akuzat synojnë të çorodisin opinionin dhe të kriminalizojnë imazhin e qeverisë. “Doni të çorodisni publikun dhe në këtë mënyrë nuk baltosni qeverinë, por Shqipërinë. Ne do i kthejmë sektorit dinjitetin e rrënuar dhe do i japim Shqipërisë vendin që i takon në tryezën e NATO-s, ku me bëmat tuaja e kishit vënë në pozitë të vështirë vendin”, tha Kodheli.
s.z
Add new comment