Nishani: Gjyqtarët, rol aktiv dhe trajtim financiar më të mirë se deputetët

Presidenti Nishani ka kërkuar ndihmën e gjyqtarëve për procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë. “Ju ftoj të jeni aktivë në orientimin e reformave në sistemin e drejtësisë, pasi besoj se mendimi më profesional dhe realist mund të jetë ai që vjen nga komuniteti i gjyqtarëve, të cilët i njohin më mirë problematikat”, tha Presidenti në fjalën e mbajtur sot në Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Presidenti dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë,Bujar Nishani gjithashtu kërkoi që gjyqtarët të një trajtim financiar më të mirë, madje më të mirë dhe se ministrat e deputetët. ”Besoj se një gjyqtar i Gjykatës së Apelit apo i Gjykatës së Faktit e meriton të paguhet më mirë se një ministër apo deputet. Dikush do të thotë po a do ta pengonte ky trajtim financiar një gjyqtar të korruptohej? Jo. Nuk besoj, por do të fitonim diçka shumë më të madhe, pasi do inkurajonim dhe vlerësonim gjyqtarin e ndershëm, si dhe do të konsolidonim sjelljen e tij profesionale, mbrojtjen e kësaj sjellje, e këtij integriteti dhe standardi, që më pas do të fillonte të pëmirësonte dhe të dominonte veprimtarinë e përditshme praktike të gyqtarëve të Republikës”, ka theksuar Presidenti. S.S
Add new comment