Erdogan do të vizitojë Shqipërinë "në një moment shumë të afërt"

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë vizitës në Turqi është takuar me kryeministrin, Recep Tayyip Erdogan, ku ranë dakord për zbatimin e projekteve konkrete në fushat e infrastrukturës, bujqësisë dhe turizmit.
Erdogan ka shprehur “mbështetjen e pakushtëzuar të Turqisë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike, nëpërmjet projekteve konkrete, në kuadër të angazhimeve të Turqisë në rajon”, dhe shprehu dëshirën për të vizituar Shqipërinë në një moment shumë të afërt, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.
S.S
Comments
Miresevjen BashBakan!!
<p>Miresevjen BashBakan!! Miresevjen Padishah!!</p>
Add new comment