Hidhet nga trageti Bari-Durrës 37-vjeçari nga Gjirokastra

Një 37-vjeçar nga Gjirokastra është hedhur nga trageti në detin Adriatik. Gentian Peta ishte duke udhëtuar në tragetin e linjës Bari-Durrës. Kapiteneria e Durrësit konfirmon lajmin duke pohuar se ngjarja ka ndodhur 12 milje nga Porti i Durrësit rreth orës 08:56.
Trageti me 600 pasagjerë të cilët ktheheshin për të festuar Pashkët në vendin tonë, ka ndaluar dhe kanë nisur operacionin për kërkimin e pasagjerit të humbur. Po ashtu në ndihmë për kërkimin e pasagjerit të tragetit Bari–Durrës janë nisur edhe mjete të Guardia Di Financia. Gjithashtu edhe marina shqiptare I është bashkuar operacionit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësohet se ai udhëtonte I vetëm. Raportohet gjithashtu se në vendin ku ka ndodhur ngjajra, forca e dallgëve në det arrin në 5 ballë, çka e bën të vështirë operacionin.
S.S
Add new comment