Barjam Rexhepi: Kujdesi gjatë Pashkëve vetëm për amerikanët, kemi marrë masat

Barjam Rexhepi, Ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës deklaron se paralajmërimi për kujdes gjatë festive të Pashkëve, i dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ditën e djeshme (18 prill) nuk është për të gjithë shtetasit, por vetëm për shtetasit amerikanë. Ai e ka cilësuar si një “çështje të ndjeshme”, të ngritur nga Byroja për Siguri Diplomatike e DASH. Ministri Rexhepi, ka thënë për mediat në Kosovë se për këtë çështje janë të vetëdijshëm që duhen marrë të gjitha masat e nevojshme, duke sugjeruar që për detajet të kontaktohet Policia: “Këto janë çështje të ndjeshme që nuk janë për opinion. Mundeni t’i drejtoheni policisë për këtë çështje. Nuk mund të them çfarë ka, çfarë s’ka. Këto janë çështje të ndjeshme, ne jemi në dijeni, i kemi marrë masat, por këto s’janë për publikun”, ka thënë ai. Ndërkohë thirrja që DASH në Kosovë ka bërë për shtetasit amerikanë ka thënë se gjithçka është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë, e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë.
http://illyriapress.com/kujdesi-per-pashket-rexhepi-shba-sga...
S.S
Comments
"...paralajmërimi për kujdes

"...paralajmërimi për kujdes gjatë festive të Pashkëve, i dhënë nga Departamenti Amerikan i Shtetit ditën e djeshme (18 prill) nuk është për të gjithë shtetasit, por vetëm për shtetasit amerikanë. " sepse amerikant i shpetuen kosovart nga Millosheviqi.

Add new comment