Takimi Rama-Isler: Qeveria turke mbështejte për projekte në infrastrukturë

Postuar në 19 Prill, 2014 09:26

Të tjerë investitorë nga Turqia premtohen në takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe Zëvendëskryeministrit të Turqisë Emrullah Isler. Vendi ynë numëron shumë investitorë turq në fusha dhe aktivitete të ndryshme të biznesit dhe jo vetëm. Sërish qeveria turke ka premtuar në këtë takim se do të mbështesë realizimin e disa projekteve infrastrukturore në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Zëvendëskryeministri Emrullah İşler i përcolli Kryeministrit Rama përshëndetjet e Kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan dhe në emër të tij shprehu angazhim e mbështetje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndërsa Kryeministri shqiptar ka falenderuar dhe theksuar se ai e konsideron një sfidë materializimin e partneritetit, që sipas tij do të ndikojë në rritjen shkëmbimeve tregtare, kulturore etj..  Zv/kryeministri Emrullah İşler theksoi se ekzistojnë potenciale të mëdha për të çuar më tej si marrëdhëniet tregtare, ashtu edhe investimet. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.