Berisha për Lufta e Kosovës, Klosi: Nuk ka asnjë element për të cilin mund të përgëzohet

Postuar në 19 Prill, 2014 14:37

Fatos Klosi nuk është hatërmbetur që nuk ishte ndër të ftuarit në ceremoninë e 15-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës në Kukës. “Kjo ceremoni e kapërcen kontekstin historik dhe synon të evidentojë më shumë të ardhmen që pritet”, – thotë Klosi në një intervistë për Mapo, ndërsa shton se e sheh ceremoninë si një përpjekje të qeverive të dy vendeve për të krijuar dhe evidentuar solidaritet reciprok, madje këtë e sheh edhe si arsye të përgëzimit që Rama bëri për ish-kryeministrin Sali Berisha nga Kukësi.

Ai mendon se Berisha “nuk ka asnjë element për të cilin mund të përgëzohet”, sa i përket periudhës së luftës së Kosovës. 

"Edhe mirënjohja e shprehur ndaj Berishës besoj se ishte në këtë kuadër, jo aq për meritat e tij për ngjarjen apo kohën e saj, por më shumë për të kërkuar njëfarë mirëkuptimi dhe solidariteti për realizimin e planeve të bashkëpunimit midis dy shteteve shqiptare. Përpos kësaj ishte dhe një mesazh për zbutjen e klimës së brendshme politike. Kontributin e vërtetë të Berishës në ngjarjet që çuan në pavarësinë e Kosovës e dinë të tërë dhe besoj se nuk ka asnjë element për të cilin mund të përgëzohet", shprehet ish-kreu i SHISH-it.

http://mapo.al/new/2014/04/19/lufta-e-kosoves-klosi-berisha-ska-asnje-kontribut-per-te-cilin-mund-te-pergezohet/

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.