Ish-Presidenti Moisiu: Drogë me avion? Si përrallat e Tom Sojerit

Pas akuzave të ndërsjella mes opozitës dhe qeverisë për përdorimin e Ushtrisë për trafikim të lëndëve narkotike, ka reaguar edhe ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai pohon se është e pamundur ulja e avionëve në bazën e Gjadrit. Ish-presidenti sqaron se e gjitha kjo histori i duket si përrallat e Tom Sojerit, ku nuk ka asgjë të faktuar, por shumë thënie të pavërtetuara.
“Unë mendoj se deri tani nuk ka asnjë fakt dhe asnjë argument. Unë mendoj se deri tani ka vetëm thënie të paargumentuara. Më duket tragjikomedi çdo gjë që është bërë deri tani, çdo akuzë që është hedhur nga secila palë. Më duken si përrallat e Tom Sojerit sajesa të tilla, që janë të pabesueshme. Duket sikur avionët janë zogj dhe nuk mund të vrojtohen e nuk mund të shikohen. Por, duhet të presim ditët në vijim për të parë se çfarë do ndodhë, sepse për mendimin tim, deri tani nuk ka asgjë të faktuar. Unë mendoj se deri tani nuk ka asnjë fakt dhe asnjë argument. Unë mendoj se deri tani ka vetëm thënie të paargumentuara”, - pohon Moisiu.
k.k
Comments
Zoti Moisiu ka nisur te

Zoti Moisiu ka nisur te harroj...

Eshte hera e trete qe ka dale ne pension, e serish shpreson mos ndonje krize e ben President!

Kur e ke lexuar Tom Sojerin, zoti Alfredino?!

Nuk e ke lexuar fare se, ne kohen e duhur ti kerkoje Radio-Marrese-Dhenesen, ne oborrin e atij fshatarit

ne Korce, qe pushteti popullor e dyshonte si agjent te USA-s, BS-se dhe Greqise e Italise e Luksemburgut!

Gjeneral Moisiu rremonte ne oborrin e fshatarit te shkrete qe s'kishte as radio ne shtepi, jo te mbante

radio transmetuese!!

Add new comment