Kosova po plaket!

Postuar në 20 Prill, 2014 04:48

Kosova aktualisht ka popullsinë me moshën më të re në Evropë. Por kështu mund të mos jetë pas 50 viteve, sepse rënia e trendit të lindshmërisë tregon se në vitin 2061, në shtetin e ri të Kosovës,  rreth 30 për qind do të jetë mbi moshën 65 vjeçare. “Vetëm 7 për qind janë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë rreth 65 për qind janë të moshës nga 15-64 vjeç dhe rreth 28 për qind nga 0-14 vjeç”- bëhet e ditur në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, e cila për herë të parë ka bërë projeksionin e popullsisë bazuar në kriteret dhe standardet ndërkombëtare.

“Raporti paraqet projeksionet e popullsisë së Kosovës për një periudhë 50 vjeçare duke filluar nga viti 2011-2061 sipas moshës dhe gjinisë. Por, trendi i lindshmërisë, bazuar në këtë raport, tregon se pas rreth 50 viteve, mosha mesatare e popullsisë së Kosovës, do të jetë shumë më e plakur sesa sot. Në vitin 2061 rreth 30 për qind, apo 1/3 e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeçare” shkruan “Reporteri”.

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.