“Presheva Jonë”: Në kafen e “Zdravko Coliçit” në Tiranë, aty ju mirëpresin serbisht!

Vizita e këngëtarit të njohur serb Zdravko Coliç në kryeqytetin shqiptar ka pasur jehonë të madhe në media në Serbi dhe Shqipëri.
Në mediat serbe, këngëtari ka deklaruar se në Shqipëri ai është pritur “si mbret ”. Agjencia “Presheva Jonë”, ndërsa analizon jehohën që ka pasur pritja shqiptare në mediat serbe, e vë theksin tek fakti se në Tiranë, këngëtarit i është “kushtuar” edhe një bar-kafe që mban emrin e tij.
Duke cituar shtypin serb, agjencia shkruan se këngëtari në vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Shqipërisë, ka pirë kafe në një lokal që mban emrin e tij. Menaxheri i lokalit Raka Mariç është shprehur se këngëtari serb kishte mbetur me gojë hapur kur ka parë emrin e tij në bar-in në zemër të Shqipërisë.
Për më shumë: http://www.preshevajone.com/92295/
k.k
Comments
SHume gje e mire, qe tregon
<p>SHume gje e mire, qe tregon se ne Shqiperi nuk mbajne meri dhe nuk i shohin fqinjet si armiq, aqme teper kur keta jane aktore dhe kengetar qe me artin e tyre argetojne te gjithe brezat e kombeve ne Ballkan.</p><p>Kjo pseudoagjensia ''pressevo....'' eshte per t'i bere m.tin siper sepse te gjtihe lajmet i ka rrena me oke.</p>
keta pse nuk thone qe kafeja
<p>keta pse nuk thone qe kafeja eshte ne pronesi te serbeve!</p><p>ky serbi ka qene idhull i shtresave inferiore dhe serbo-malazezeve te shkodres.</p>
Add new comment