Festa e Pashkëve, politikanët japin mesazhe për “ringjallje” dhe “rilindje”

Postuar në 20 Prill, 2014 08:08

Krerët e institucioneve dhe të politikës i janë drejtuar sot kishave të vendit për të uruar besimtarët e krishterë për  festën e Pashkëve. Presidenti Bujar Nishani ka zgjedhur që të japë 2 mesazhe të veçanta për besimtarët katolikë dhe për ata ortodoksë, përmes faqes zyrtare të Presidencës. “Festa e Pashkëve, duke na forcuar edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, na shtyn të gjithëve, besimtarë ortodoksë apo jo, të rigjallërojmë shpresën dhe forcën për të qenë ashtu si na e  kërkon vetë dita e shënuar e Pashkëve.

Dita e Ringjalljes na ndihmoftë të gjithëve për të besuar edhe më shumë tek e mira, për të qenë të prirur ndaj bashkëjetesës së harmonishme! Sivjet ne kemi sfidën e madhe për t’iu afruar edhe më shumë familjes europiane. Kjo sfidë varet më së shumti nga mirëkuptimi që do të jemi të zotë të realizojmë midis nesh dhe nga dëshira për të pasur një vështrim më të kthjelltë mbi të nesërmen” shkruan Nishani në njërin nga mesazhet e urimit për besimtarët e krishterë.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i ka bërë urimet e tij nga Tirana. “Sikurse zoti na deshi dhe na mësoi me sakrificën dhe shembullin e tij, edhe ne duhet të duam njëri-tjetrin dhe të bëjmë që edhe të tjerët të na duan neve. Ky është mesazhi im i dhënë për të gjithë besimtarët e krishterë, si dhe për të gjithë qytetarët tanë në këtë ditë feste”, uroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke dalë nga kisha ortodokse.  

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të festojë në Korçë,nga ku ka bërë vetëm një urim të shkurtër në rrjetet sociale, duke postuar gjithashtu një foto “selfie” gjatë momentit të festimeve. Mesazhin ia ka lënë zëvëndësit të tij Niko Peleshi. Ky i fundit, përtej urimeve, ka theksuar nevojën e vendit për “ringjallje” dhe “rilindje”.

Ndërkohë, kreu i opozitës Lulzim Basha ka uruar nga Tirana “për më shumë bashkim, shpresë, besim dhe lumturi për të gjithë”.” Bëj thirrje për më shumë përgjegjshmëri e dhembshuri, solidaritet mes nesh”, u shpreh Basha pas daljes nga kisha.

k.k

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

<p>Te shfrytezosh rastin dhe te bashkosh Ringjalljen e Rilindjen ne nje kuptim do me thane se te kane munguar argumentat qe te mbrosh Rilindjen.</p><p>Rasti e solli qe Edi Rama eshte kryeminister i Shqiperise dhe urimi eshte 100%protokollar pra thene shqip çifti Rama nuk eshte modeli ose thene shqip fare jane modeli me i keq se si krijohet familja.Keto mendova kur lexova se Ramet kane derguar urim,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.