Rasti i Gentian Petës, gjendja skandaloze e sigurisë në tragetin grek. Të pranishmit, “ndihma u vonua shumë”

Postuar në 21 Prill, 2014 05:28

Rënia apo hedhja në ujë (ende nuk është saktësuar) nga trageti “Bridge” i 39 vjeçarit Gentian Peta, pak pa mbërritur në portin e Durrësit, ka bërë që prokuroria dhe policia e Durrësit të nisin hetimin ndaj drejtuesve dhe të ekuipazhit të tragetit, pas dëshmive nga një numër i konsiderueshëm pasagjerësh, për mungesën e gatishmërisë së mjeteve të operacionit të kërkim- shpëtimit për 39-vjeçarin. Zyrtarisht, policia e Durrësit ka bërë me dije se do të hetohet me kujdes mënyra e kryerjes së veprimeve nga stafi drejtues i tragetit dhe ekuipazhi, nëse kanë përmbushur apo jo procedurën standarde. Nga ana tjetër, në një lidhje telefonike në ‘Neës24’, e motra e 39-vjeçarit, Anila Peta tha se pavarësisht rrethanave të ngjarjes, nëse Gentiani u hodh vetë apo ra aksidentalisht nga trageti, nuk është marrë asnjë masë shpëtimi për nxjerrin e tij nga uji. Sipas saj, Gentiani nuk ka patur probleme që mund ta shtynin drejt vetëflijimit.
“Skafi ishte i shpuar, barka e shpëtimit ishte pa karburant; kur i hodhën karburant, nuk punonte vinçi që ta zbrisnin në ujë”, kanë deklaruar pasagjerët e tragetit grek "Bridge".

a.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.