Gazeta Mapo gjen një avion dyvendësh pranë Gjadrit. Bujku që e ruan, thotë se nuk ngrihet prej dy vjetësh

Rrëfenjat me avionë të vegjël që transportojnë drogë, kanë çuar gazetën Mapo në Gjadër, ku gazetari Dashamir Biçaku ka gjetur një bujk, Paulinin, i cili e ka shtëpinë pranë pistës rezervë të aerodromit. Një avion 2-vendësh me ngjyrë metalike “fle” në hangarin e tij prej vitesh, por kohët e fundit kontrollet e Ushtrisë dhe policisë kanë qenë të shumta. Paulini është i zoti i truallit ku është ndërtuar hangari për avionin e vogël. Pronar i mjetit fluturues është R.D, një burrë nga Skrapari, që jeton në Tiranë, i cili i paguar qera Paulinit për strehimin e mjetit. Një grup hetimor ka zbarkuar aty pak muaj më parë, ku kanë kontrolluar hangarin dhe mjetin fluturues. Edhe këto ditë të ethshme debatesh për këtë çështje, vizitat nuk kanë munguar në shtëpinë e Paulinit. Burri rreth të 50-ve tregon se avioni është sjellë në Gjadër më shumë se 4 vite të shkuara. Prej më shumë se dy vitesh, ai nuk është ngritur asnjëherë në fluturim. Hangari i përshtatshëm për avionin e vogël është bërë strehë merimangash, çka tregon se asgjë nuk lëviz prej kohësh aty. “Aty është gjithë merimanga. Erdhën i panë edhe ata të Ushtrisë dhe të Policisë. Më pyetën dhe iu dhashë përgjigje ato që dija. Iu tregova ato dokumente që ishin aty dhe më pas i telefonova pronarit të aeroplanit. Ai erdhi e iu dha letrat avionit që kishte, që nga koha kur e kishte sjellë në Shqipëri”, tregon bujku nga Gjadri.
Lexoni më shumë në linkun: http://mapo.al/new/2014/04/21/rrefimi-nga-gjadri-si-ma-bastisi-ushtria-hangarin-ku-strehoj-avionin/
a.k
Comments
Nuk e lexuat?!: "Pronari i

Nuk e lexuat?!:

"Pronari i avionit eshte nje burre nga Skrapari..."!

Kush eshte tjeter nga Skrapari?!

kush ka qene gjithnje ne gjendje per te pasur avione privat?!

kush e bleka avionin dhe e paska len tek nje askush ne Gjader?!

Edhe ai shqipua qe u kap me Flori ne Zvicer, nga Skrapari ishte, apo nga Çorovoda?!

Add new comment