Levan-Tepelenë, aksi i përgjakur. Tjetër aksident me makina, një viktimë

Postuar në 21 Prill, 2014 11:24

Në një aksident në aksin Levan-Tepelenë, pasditen e sotme, një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Varibob pranë Fierit. Sipas policisë furgoni me targë AA189DT, me të cilin po udhëtonin tre personat është përplasur fillimisht me një autoveturë dhe më pas me bordurën pasi i ka plasur goma. Në autoveturën me targë IEY5299 udhëtonin katër persona të cilët nuk kanë pësuar dëmtime. Policia e Fierit bën me dije se viktima është Qazim Aliaj 25 vjeç ndërsa kanë mbetur të plagosur Leonard Aliaj dhe Mystehak Zylalaj.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.