Kodheli: NATO s’ka informacion për trafik droge në ushtri

“Shërbimet sekrete të NATO-s nuk kanë asnjë informacion që në ushtrinë shqiptare të jetë kryer trafik droge”. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e bëri këtë deklaratë mbrëmë në emisionin “DEBATi NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku. Ajo edhe një herë mbështeti deklaratat e saj se gjithçka që thotë opozita lidhur me të ashtuquajturin skandal në ushtri nuk është i vërtetë. Porse, sipas Kodhelit të gjithë këtë eksponentë në PD e bëjnë për të corientuar opinionin public me aferat korruptive dhje abuzimet galopante që janë bërë në ushtri gjatë 8 viteve të qeverisjes së së kësaj force politike. Kodheli deklaroi se vahdojnë auditimet dhe investigimet në strukturat e ushtrisë dhe numri i denoncimeve në prokurori për këto abuzime pritet të jetë edhe më i madh.
Re.Pu.
Add new comment