Shefi i SHISH para deputetëve: Kam zbatuar ligjin; sulmi ndaj shërbimit dëmton vendin

Kryelajmi i kësaj paraditeje ka qenë raportimi i Kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, Visho Ajazi në Komisionin e Sigurisë, ku shqiptares.com i tërhoqi vëmendjen pengimi i tij para se të hynte në takim. Ajazi deklaroi se institucioni që drejton ka qenë bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, ndërsa gjatë 2013 shkëmbimi i informacionit me shërbimet partnere është dyfishuar. Ajazi ka hedhur poshtë akuzat e maxhorancës për përgjime. Kreu i SHISH tha se është zbatuar legjislacioni, ndërsa sqaroi se në çdo rast përgjimi merret miratimi nga Prokurori i Përgjithshëm. Sipas tij, të gjitha rastet kur flitet për përgjime janë aludime të pabaza. Gjithashtu Lika ka dhënë sqarime në lidhje me shpërthimet me tritol gjatë muajit Janar, duke sqaruar se është dhënë informacion, ka pasur bashkëpunim me Policinë dhe është zbatuar legjislacioni. Burimet theksojnë se kreu i shërbimeve sekrete i ka cilësuar sulmet ndaj SHISH si të rrezikshme për sigurinë kombëtare. Kreu i SHISH-it është përgjigjur edhe rreth rekrutimeve të disa shqiptarëve për luftën e Sirisë, për të cilat tha se institucioni që drejton ka dhënë informacionet e mbledhura në rrugë operative, në përputhje me ligjin. Në fillim të muajit mars, kryetari i SHISH nuk mundi të raportojë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare mbi disa përgjime të supozuara në radhët e politikanëve dhe drejtuesve të policisë e institucioneve, për shkak se i mungonte certifikata e sigurisë.
a.k
Add new comment