Një gjë e mirë nga azilkërkuesit. Gjermania po mendon të klasifikojë Shqipërinë si vend të sigurtë

Para disa kohësh ambasadori gjerman në Tiranë ngriti shqetësimin se shumë shteas shqiptarë po shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes për të kërkuar azil në Gjermani. Në këtë procedim ankimor u bashkua edhe ambasadorja franceze në Tiranë. Gjithçka nisur nga shifrat e kërkesave të cilat siç njofton Deutsche Welle janë në rritje edhe në këtë periudhë që flasim. Por duket se Gjermania nuk ka angazhuar vetëm ambasadorin në Shqipëri, por ka vendosur të ndryshojë kategorizimin e vendeve si Shqipëria, çka ndryshon edhe premisën e shqyrtimit të kërkesave. “Në Gjermani është pargatitur një projektligj me të cilin Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia do të radhiten në grupin e "vendeve të sigurta". Kjo do të thotë se kërkesat e shtetasve të këtyre vendeve për azil, do të shqyrtohen me një procedurë të shkurtër dhe ata që marrin përgjigje negative do të kthehen shumë shpejt në vendet prej nga kanë ardhur”, shkruan "DW". Po Shqipëria? A mendojnë gjermanët se edhe vendi ynë është i sigurtë? "DW" shpjegon: “Kohët e fundit janë shtuar zërat nga radhët e partive të Unionit, që mendojnë se në listën e vendeve të sigurta duhet të futen edhe Mali i Zi dhe Shqipëria. Të dhënat e gazetës "Der Spiegel" i ka konfirmuar një zëdhënës i ministrisë së Brendshme. Sipas tij, në grupin e vendeve të sigurta do të duhej të radhiten: Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia”. Nëse Shqipëria renditet te vendet e sigurta, atëherë sigurisht që disa nga arsyet për refuzimin e statusit nuk mund të qëndrojnë më ndaj vendit tonë. Kjo sigurisht nuk është se nënkupton ndonjë ndryshim të gjendjes, por një diferencim në përshkrimin juridik gjerman me synim thjesht rregullimin e një problem që është amplifikuar shumë. Kjo pasi kërkesat për azil fare mirë mund të delegohen në selitë e ambasadave, madje duke iu faturuar koston proceduriale kërkuesve.
http://www.dw.de/shqipëria-në-grupin-e-vendeve-të-sigurta/a-17582055
s.z
Add new comment