Komisioni i Sigurisë miraton ngritjen e grupit të punës për kontrollin ndaj SHISH-it

Postuar në 23 Prill, 2014 05:17

Komisioni  Parlamentar i Sigurisë ka vendosur të ngrejë sot një grup kontrolli me 5 deputetë i cili do të verifikojë ligjshmërinë e shkresës së kreut të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi për kërkimin informativ   ndaj personave që mund të jenë implikuar në veprimtari antiligjore e që janë emëruar së fundmi në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit. Deputetët pjesëtarë të këtij grupi do të jenë socialistët  Piro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu. Opozita ka braktisur mbledhjen dhe nuk ka propozuar asnjë emër duke e konsideruar ngritjen e grupit të pavlerë në dritën e dëshmisë së kreut të SHISH një ditë më parë. Deputeti Flamur Noka ka kërkuar madje që ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli të thirret për seancë dëgjimore, nisur nga ajo çfarë Ajazi ka referuar para komisionit.

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.