Ish-diplomati amerikan Serwer: “Tribunaili mund të hetojë edhe Hashim Thaçin”

Gjykata Speciale që do të ngrihet në Kosovë për krimet e pretenduara nga Dick Marty mund të hetojë edhe kryeministrin aktual Hashim Thaçi. Këtë intepretim e jep ish-diplomati amerikan Daniel Serwr, i cili i ka dhënë një intervistë gazetës “Zëri” në Kosovë. Ky është një konstatim mbi parimin funksionues të gjykatës e cila mund të konsiderohet se nuk ka precedent. Kjo pasi ekziston një gjykatë ndërkombëtare e cila hetoi krimet në ish-Jugosllavi dhe mori në shyrtim edhe akuzat ndaj drejtuesve të UÇK-së. Gjithsesi Kosova i ka hapur rrugën procesit që me gjasë është hallka e fundit në përpjekjen që bëhet për të goditur, apo balancuar peshoren e drejtësisë së luftës së vitit 1999. Dhe kjo është e qartë fare mirë se bëhet me mbështetjen e një pjese jo pak të rëndësishme të Europës.
s.z
Add new comment