“Tomka dhe shokët e tij” i restauruar, premierë në PriFest

Postuar në 23 Prill, 2014 07:16

Filmi “Tomka dhe shokët e tij” i është nënshtruar restaurimit dhe si premierë pas këtij procesi do të prezantohet në festivalin e Prishtinës. Kjo përbën një ngjarje për filmin shqiptar, i cili prej më shumë se 23 vjetësh ndohet jo vetëm në një pikë kritike sa i përket prodhimit të filmave të rinj, por edhe një hiperkritike të politizuar kur vjen pun ate filmat e së shkuarës që duam apo nuk duam janë pjesë e trashëgimisë. Është me shumë interes të shihet vlerësimi I publikut të Kosovës për një film, që në Shqipëri ka qenë kult, por edhe I kuptuar në shumë aspekte të vetat, pasi ka marrë brumin nga një realitet që perceptohet mirë këtej kufirit. Ndërkohë, filmi në fjalë është i dytë që restaurohet, pas “Nëntori i dytë”, nga amerikanët në kuadër të projektit për kinemanë shqiptare. Pritet që edhe filma të njohur si “Ballë për ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen” të restaurohen në kuadër të të njëjtit projekt.

http://kultplus.com/?id=3&l=2687

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.