Erdogan "rihyn" në skenën diplomatike. Zyra e kryeministrit turk lëshon një deklaratë për çështjen armene të vitit 1915

Duket se kryeministri turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka gjetur një mënyrë për të relativizuar rënien e madhe të imazhit të tij në arenën ndërkombëtare. Dhe e ka bërë këtë me një akt që lidhet me të drejtat e njeriut dhe vlerësimin e dinjitetit të tij, ndërkohë që edhe akuzat ndaj tij rëndojnë po në këtë drejtim. Për herë të parë, Turqia, përmes zyrës së kryeministrit të saj, ka “shprehur simpatinë” ndaj vuajtjeve të qytetarëve armenë gjatë vitit të vështirë 1915. Çështja është thelbësore, pasi hap një kurs të ri në qasjen diplomatike dhe politike të Ankarasë ndaj atij që Armenia, por sidomos diaspora armene e konsideron si Genocid. Në deklaratën për shtyp të kryeministrit turk, shtohet se përcaktime të kësaj natyre hidhen poshtë dhe janë të papranueshme, sikurse shtohet se çdo përpjekje për të përdorur ngjarjen si shprehje të aksioneve jomiqësore ndaj Turqisë janë të papranueshme. Është një lëvizje që padyshim do të ketë efekte, pasi e vendos Turqinë në kushtet e një aktori që hap dyert për negociimin e krizave morale dhe historike shumë delikate. Erdogan ka pësëritur nevojën që zbardhjen e ngjarjes ta bëjë një komision i përbashkët historianësh.
http://www.todayszaman.com/news-345906-erdogan-extends-condo...
s.z
Add new comment