Konflikti me CEZ-in, Peleshi: “Shpresojmë të zgjidhet pa shkuar në arbitrazh”

Zv. Kryeministri Niko Peleshi kadeklaruar se qeveria është afër zgjidhjes së konfliktit me CEZ-in. I ftuar në emisionin “Të bësh ekonomi” në News24, Peleshi ka bërë të qartë se qeveria synon të shmangë arbitrazhin me çekët, pasi kjo do të humbiste shumë kohë. “Ne e gjetëm situatën e raporteve të shtetit shqiptar me CEZ-in në kushtete arbitrazhit pasi qeveria e kaluar nuk e kishte konsumuar të drejtën dhe mundësinë e zgjidhjes me negocim dhe në marrëveshje para se çështja të shkonte në arbitrazh. Arbitrazhi nuk ëhstë një zgjidhje e preferuar as për ne as për palën tjetër. Mund të them që janë kryer disa negociata dhe tani jemi në dy propozime: njëri nga pala zhqiptare dhe njëri nga pala çeke të cilët nuk është se janë të përputhur ende, por nuk janë larg njëri-tjetrit”, ka thënë Peleshi. Sipas tij shanset e që Shqipëria të fitojë arbitrazhin janë, por ato kërkojnë kohë. Lidhur me pyetjen e bërë për atë se “CEZ ka kërkuar 200 milionë euro si dëmshpërblim”, Peleshi as ka pranuar dhe as ka mohuar. “Nuk mund të flas për shifra, madje nuk jam edhe vet pjesë e grupit negociator por mund t’u them atë që sapo thash që nuk është se jemi shumë larg në propozimet. Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet pa shkuar në arbitrazh”, ka thënë ai.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/te-besh-ekonomi-peleshi-drejt-finali...
s.z
Add new comment