Berlusconi nis procesin e “riedukimit”

Silvio Berslusconi ka nisur që nga sot të vihet në dispozicion të shërbimeve sociale si pasojë e vendimit të Gjykatës për çështjen “Mediaset”. “Jam caktuar në shërbimet sociale dhe jo të burgosem nga kronistë dhe fotoreporterë”, ka deklaruar ish-kryemninistri italian. E thënë me fjalë të thjeshta, që nga sot , me vendim gjykate nis procesi i riedukimit të Silvio Berlusconit që do ta përballë këtë proces me anë të ndihmës dhe përkujdesjes ndaj atyre që kanë nevojë. Do të duhet të bëjë punë vullnetare , të ofrojë asistencë për një ditë në javë, katër orë rresht. Kavalieri ka edhe kufizime të tjera si: nuk mund të largohet nga Lombardia dhe ka orare të caktuara paraqitjeje pranë shërbimeve sociale.
http://milano.repubblica.it/cronaca/2014/04/23/news/caso_mediaset_berlus...
s.z
Add new comment