Rusi, “rregullore” e re për të dhënat e përdoruesve të rrjetit. Putin: “Interneti ka qenë dhe vazhdon të jetë projekti i CIA-s”

Postuar në 24 Prill, 2014 08:38

Divorci mes Rusisë dhe Perëndimit duket se po arrin kufij të rinj. Presidenti rus, Vladimir Putin ka dalë sot me një pohim të ri që  mund të ketë pasoja të gjithanshme. Sipas tij “interneti është një projhekt i CIA-s dhe vazhdon të zhvillohet si i tillë”. Ai i ka bërë këto deklarata në një forum për median mbajtur në St. Petersburg. Për rrjedhojë qeveria ruse ka iniciuar një ligj që u kërkon faqeve të medias sociale që t’i vendosin serverat në Rusi dhe të ruajnë të dhënat për përdoruesit për të paktën 6 muaj. Këto veprime udhëhiqen parimisht një politikë proteksioniste në të dhënat e qytetarëve rusë, sidomos pas zbulimeve të Edward Snowden. Nga ana tjetër, qasja publike e Putinit, nuk është çudi që të gjejë jehonë edhe në vende të tjera, pasi në ndryshim nga aktet e kryeministrit turk Erdogan, që kërkonte moslejimin e faqeve të caktuara në Turqi, apeli i kreut rus, është formalisht më i përtypshëm: ai thjesht kërkon të administrojë të dhënat.

http://www.usnews.com/news/business/articles/2014/04/24/russias-putin-ca...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.