Debate në seancë për ligjin e ri të ILDKP-së. Topalli aludon për pasurinë e Ilir Metës

Postuar në 24 Prill, 2014 09:58

Ndryshimi në ligjin për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka provokuar debate në Parlament. Çështja qëndron në  heqjen e kompetencës së Presidentit për të propozuar kreun e ILDKP-së dhe kalimin e saj vetëm Kuvendit. Reagimi i opozitë ka qenë i ashpër dhe ish-kryemimnistri Sali Berisha ka deklaruar se po shkelet Kushtetuta. “"Kjo kompetencë është në frymën e Kushtetutës, në frymën e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në frymën e pavarësisë së tyre relative. Ai është parimi themelor i Kushtetutës dhe doni ta hiqni? Hiqeni, po ku do të përfundoni? Do ta shohim!" tha ai. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi është përgjigjur se pretendimet e Berishës janë të pasinqerta, pasi edhe ligjin aktual, Berisha nuk e ka votuar në vitin 2003. Opozita është përpjekur ta interpretojë ndryshimin si një përpjekje për t’u mbrojtur nga kontrolli. Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka dalë hapur duke e hedhur fjalën te pasardhësi i vet, Ilir Meta për të cilin ka kujtuar “darkën faraonike”. “A mendoni një sekondë, për ata qytetarë të thjeshtë, për ato nëna që nuk kanë bukë, që nuk kanë punë? I thoni dot një politikani që nuk ka më lidhje me ish-Kryeministrin, një politikani të sotshëm, që dihet për pasuritë e tij përrallore, që nuk i deklaron këto pasuri përrallore, që organizon darka faraonike, yll apo diell? A jemi në vete ne?”, tha ajo.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.