Shpend Ahmeti për kishën ortodokse në oborrin e universitetit: “Do të trajtohet sipas ligjit për ndërtimet pa leje”

Postuar në 24 Prill, 2014 11:48

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përfshirë në debatin që po zhvillohet lidhur me Kishën Ortodokse që ndodhet në oborrin e Universitetit të kryeqytetit të Kosovës. Përmes një postimi në profilin e vet në Facebook, Ahmeti është shfaqur i prerë duke nënkuptuar se ky objekt do të trajtohet vetëm sipas ligjit dhe asgjë më shumë. “Ai objekt do të trajtohet sipas Ligjit për ndërtimet pa leje kur të vijë koha e që nuk është këtë javë, por pas disa muajve. Trajtimin do ta bëjë komuna sipas ligjit. Këtu nuk duhet të ketë vendime sipas vullnetit, por vetëm vendime sipas Ligjit që ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë periudhës së caktuar për aplikimin për legalizim dikush duhet ta sjellë dokumentacionin/aplikimin në emër të atij objekti, sepse përndryshe nuk trajtohet fare. Ky objekt nuk është në përdorim dhe nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës. Në fakt nga shumica e qytetarëve konsiderohet si trashëgimi e regjimit të Milosevicit. Kërcënimet nga zyrtarë serbë apo kushdo tjetër se në rast të trajtimit do të bëhet kështu apo ashtu nuk e zmbrapsin Komunën e Prishtinës në zbatimin e ligjit as sot e as pas disa muajve kur të trajtohen objektet. Ai objekt as nuk do të privilegjohet e as që do të diskriminohet”, shkruan ndër të tjera Ahmeti.

http://shenja.mk/index.php/lajme/kosova/10653-do-ta-rrenojme-kishen-e-mi...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.