Padia 200 mijë euro, Gjykata e Lartë kërkon rihetim të videos së Inis Gjonit

Videoja e famshme e Inis Gjonit “me pullë të kuqe”, do të rijetohet sërish. Gjykata e Lartë ka urdhëruar rigjykimin e padisë së Gjonit, e cila kërkonte dëmshpërblim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas publikimit të videos intime të saj me Arjan Selimin, i vrarë në një atentat mafioz në vitin 2011.
Video qarkulloi gjerësisht në atë kohë dhe regjisorja Gjoni vendosi të ngrejë padi ndaj hetuesve, duke kërkuar 200 mijë dollarë dëmshpërblim. Por, Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas ajo e Apelit vendosën që të rrëzojnë kërkesën e Gjonit. Sipas Gjykatës së Lartë, vendimi i Apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit, ndaj duhet një rihetim.
Gazeta Panorama zbardh vendimin, ku thuhet se ka mospërputhje mes përfundimeve të gjykatës me provat e administruara. Video intime e Gjonit është realizuar me një celular NOKIA. Por të dyja gjykatat thonë se nuk e kanë këqyrur dot telefonin pasi mungonte kodi PIN.
Çudia është se në procesverbal konstatohet e kundërta, pasi thuhet se telefoni është këqyrur plotësisht dhe në rubrikën “gallery” janë gjetur 14 video, mes tyre njëra ku shihet një femër duke përdorur një pluhur të bardhë. Kolegji i Gjykatës së Lartë ka kërkuar një akt të ri ekspertimi me ekspertë të paanshëm dhe me njohuri të posaçme në fushën e elektronikës.
http://www.panorama.com.al/2014/04/25/padia-200-mije-euro-gj...
Add new comment