Reforma territoriale, Fino: Pritëm 3 muaj, nuk presim më

Pas miratimit të ndryshimeve në përbërjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ministri për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi dhe bashkëkryetari i këtij komisioni, Bashkim Fino kanë ftuar edhe njëherë opozitën të bëhet pjesë e këtij komisioni. Nga ana tjetër ata shprehën vendosmërinë e mazhorancës për të vazhduar punën për reformën administrativo-territoriale.
“Kuvendi e zgjidhi bllokimin politik në Komisionin për Reformën Territoriale. Ftoj kolegët e opozitës që t’i bashkohen kësaj reforme të rëndësishme”, tha Fino duke shtuar se komisioni do të nisë punën të hënën.
“Ne pritëm 3 muaj nga 24 janari deri dje. Vendimi i djeshëm shtyu afatin për 2 muaj, sepse në fund të fundit nëse opozita do të vijë që të hënën jemi të gatshëm dhe 9 vendet janë të opozitës.”
Fino deklaroi se kjo reformë duhet të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar, që do të thotë deri në gusht.
Nga ana e tij, Çuçi kërkoi që të ecet sa më shpejt për të kapur kohën e humbur, ndërsa premtoi reformë gjithëpërfshirëse.
S.S
Add new comment