John Kerry flet për ‘megafonin e propagandës’ ruse

Postuar në 25 Prill, 2014 12:37

Gjatë një konferencë për shtyp në Departamentin e Shtetit, Sekretari John Kerry e ka cilësaur rrjetin televizov “Russia Today” si ‘megafonin e propagandës’ së Putinit. Kerry u shpreh se, liderët rus kanë dështuar për t’u kërkuar separatistëve prorusë të tërhiqen dhe të evakuojnë ndërtesat qeveritarët që kanë pushtuar. 

“Në fakt, megafoni i propagandës që është RT, televizion i financuar nga shteti ka promovuar një gjë të tillë, në fakt RT po promovon fantazinë e presidentit Puti”, u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit. 

Kerry theksoi se shumica e atyre që po përpiqet të propagandë apo shtrembërojë kjo media në fakt nuk po ndodh në Ukrainë. Ai gjithashtu tha se Rusia vazhdon të financojë, koordinojë dhe të furnizojë me karburant dhe armë të rënda lëvizjen speratiste. 

Kerry po ashtu tha se liderët rus po e përjetësojnë situatën me pretendimet se CIA shpiku internetin për të kontrolluar vendet e huaja dhe se forcat proruse janë “aktivistë lokalë”.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.