FA në trafik droge, Prokuroria në pritje të dëshmive të politikanëve

Prokuroria e Përgjithshme është në pritje të dëshmive të politikanëve në lidhje me akuzat e hedhura publikisht për sa i takon përfshirjes së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.
Burime nga organi i akuzës konfirmojnë se janë administruar shkresat në lidhje me dyshimet e ngritura, sikundër i është kërkuar një informacion edhe Qendrës së Trafikut të Kontrollit Ajror. Po kështu shkresa i janë drejtuar edhe Drejtorive të Policive në Qarqet Lezhë, Fier dhe Gjirokastër, ku në bazë të deklarimeve të bëra apo dyshimeve të ngritura në shkresat e SHIU dhe SHISH mund të ketë pasur ulje avioni.
Burimet gjithashtu konfirmojnë se një shkresë pritet ti drejtohet edhe disa prej televizioneve për të administruar kasetat filmike mbi dëshmitë e dhëna nga disa banorë të këtyre zonave që ngrenë dyshimet apo pohojnë se kanë parë avionë të vegjël të ulen dhe ngrihen.
Gjithashtu mësohet se organi i akuzës mbi bazën e këtyre dyshimeve mund të kërkojë edhe asistencë të huaj nëse do të jetë e nevojshme nga onstitucionet homologe të vendeve partnere.
Disa ditë më parë Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka shpjeguar se është vënë menjëherë në lëvizje pas një letre të dërguar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ai ka shpjeguar se kishte dëgjuar dhe deklaratat e deputetëve për trafik droge, ku në këtë rjet ishin përfshirë dhe forcat e ushtrisë.
“Prej disa ditësh, deputetë të ndryshëm kanë ngritur akuza për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. Sipas tyre disponojnë fakte lidhur me këto dyshime, për deklaratat e tyre. Jemi në fazën e verifikimeve paraprake”, ka deklaruar ai.
Më tej Llalla ka shtuar se “Prokuroria do iu kërkojë të gjithë deputetëve që kanë ngritur dyshime, lidhur me mundësitë e trafikimit të lëndëve narkotike me mjetet e ushtrisë, të paraqesin të gjitha faktet që disponojnë. Po kështu do t’u kërkohet të gjitha institucioneve të specializuara shtetërore, përfshi këtu SHIU, SHISH, Policisë së
Shtetit, po ashtu gjej rastin të ftoj gjithkënd që mund të ketë informacion apo fakte lidhur me sa u përmend më sipër, është i mirëpritur t’i paraqesë ato pranë organit të akuzës”. /Tema/
Comments
Prokurori ne pritje te
<p> Prokurori ne pritje te deshmive te politikaneve!!!??? Kjo do te thote te rrish rehat dhe te mos i hapesh pune vetes. Te meren me force, ne mes te nates, sic ben EULEX, me politikanet ne Kosove. O Llala, apo mos e ke ngatrru veten me Dhalla. Po e bere punen rri, po nuk pate bythe, hap krahun dhe ik, se vjen tjetri qe e ben.</p>
Add new comment