Moisiu në Preshevë: Beogradi të heqë dorë nga politika antishqiptare, nëse pretendon Bashkimin Europian

“Beogradi të heqë dorë nga politika antishqiptare, nëse pretendon BE-në. Nëse Beogradi i ka harruar këta shqiptarë, ketë nuk duhet ta bëjë Tirana e Prishtina. Prandaj, Shqipëria dhe Kosova duhet të përkujdesen për shqiptarët e Luginës së Preshevës..” . Kështu deklaroi sot në Preshevë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu. Zoti Moisiu ka mbërritur në Preshevë si pjesë e delegacionit të “Paqes Universale të Këshillit Shqiptar” i përfaqësuar nga personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria, për të marrë pjesë në një tubim me moton: “Të jetosh për hir të të tjerëve”.
Ish-presidenti Moisiu ka kërkuar falje që s’ka pasur mundësi ta vizitonte Preshevën në kohën kur ishte President. “Ardhja ime për herë të parë në viset e banuar me shqiptarë është kënaqësi e madhe për mua që pata rastin t ju përshëndes dhe për të parë hallet e juve që ne dhe komuniteti ndërkombëtar kemi njohur dhe jemi të shqetësuar se me vite të tëra mbaheni të diskriminuar. Prandaj, Beogradi nëse pretendon të hyjë në BE duhet ndryshuar kursin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës..“ - ka pohuar Moisiu për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, pas tubimit.
“Nëse Beogradi i ka harruar këta shqiptarë, ketë nuk duhet ta bëjë Tirana e Prishtina. Prandaj, Shqipëria dhe Kosova duhet të përkujdesen për shqiptarët e Luginës së Preshevës..Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mund të ndihmoj shumë në realizimin e të drejtave të pakicave…” ka pohuar Moisiu.
Comments
Nashi Beogradit do t'i

Nashi Beogradit do t'i dridhen leqet e kembeve nga ''ultimatumi'' i pensionistit Moisiu.

SHTYPI SOT DHE MOISIU I

SHTYPI SOT DHE MOISIU I GENTIT TE FIKSIT VETE FLASIN VETE DEGJOJNE.

JEMI DY SHTETE TE NDRYSHME.
MOS FUT HUNDET NE PUNET E KOSOVES.

TI DHE SHPURA JOTE KENI LENE PER IBRET SHQIPERINE TE MBETI TE RREGULLOSH KOSOVEN

AS KOSOVARET NUK E DUAN FJALEN TENDE PA PESHE DHE HIPOKRITE.

PATE MJAFTE KOHE KUR ISHE PRESIDENT TE BEJE NJEHERE PER SHQIPERINE PASTAJ PER KOSOVEN.

PERGJEGJESIA JOTE ME E MADHE ESHTE HESHTJA JOTE PER SHQIPETARET E RREZUAR NGA POLITIKANET E TU NE TOKE PER VDEKJE E ME BUZE NE PLUHUR.

HIPOKRIZIA NUK PUNON ME.

AS LUFTA NUK KA PER TU DHENE GJE AS SHQIPTAREVE NE SHQIPERI E AS NE KOSOVE

SE FAJI NUK ESHTE I ATYRE QE MENDON TI POR ESHTE I TIRANES KU KE MILITUAR DHE TI QE I KE VENE FERREN SHQIPTAREVE......

USHTARAK HIPOKRIT.

POPULLI KERKON CLIRIM NGA POLITIKANET E TIRANES QE E KANE PUSHTUAR DHE PERDHUNUAR.

A NUK FUTESH TI TEK POLITIKANET E TIRANES?

Add new comment