Mjeku i Burrelit, Hasan Ceni: Vendin e deputetit pas Shkëlqim Canit, ma ka premtuar vetë Rama

Kandidati i tretë i listës së Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës, mjeku i Burrelit Hasan Ceni është shprehur për “Panorama” numrin e sotëm se ka marrë premtimin se do të jetë ai zëvendësuesi i Shkëlqim Canit në Kuvend pas dorëzimit të mandatit nga ministri i Financave. Ceni pranon se nuk e njeh mirë ligjin që kërkon respektimin e kuotës gjinore, por përderisa PS e ka paguar një gjobë për këtë cënim, nuk ka kuptim që të penalizohet edhe një herë. “Nuk e di pse ka mbetur pezull ky proces. Unë e pashë dhe sot tek gazeta juaj që e trajtonit këtë çështje. Për të qenë i sinqertë, unë as ligjin elektoral nuk e kam parë dhe nuk e di se si qëndron çështja e kuotës gjinore. Unë di që Partia Socialiste ka paguar një gjobë fillimisht dhe nuk e kuptoj pse duhet penalizuar dy herë për të njëjtën shkelje, që i është bërë Kodit Zgjedhor sipas KQZ-së”, thotë Ceni.
Ceni u bë i njohur gjatë fushatës së 23 qershorit, pasi kuroi Edi Ramën, i cili kaloi një gjendje dobësie dhe u shtrua për disa orë në spitalin e Burrelit.
a.k
Add new comment