Kryebashkiaku i Kharkivit plagoset rëndë në atentat. Ishte shprehur pro Ukrainës së bashkuar

Postuar në 28 Prill, 2014 11:23

Kryetari i bashkisë së qytetit lindor Kharkiv të Ukrainës është qëlluar me armë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Hennadiy Kernes është qëlluar pas shpine nga një person i panjohur, gjatë mesditës së sotme, teksa po bënte vrap në park. Shërbimi ukrainas i shtypit, ka bërë me dije se mjekët po bëjnë përpjekje që ta shpëtojnë të lënduarin që ka plagë serioze, por ai ende nuk ka dalë nga rreziku. Kharkiv është qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, ku protestuesit seperatistë pro-rusë, kanë konfiskuar ndërtesat qeveritare në këtë qytet dhe në qytete tjera në lindje të Ukrainës. Kernes është etiketuar si “mini-oligark”, raporton BBC, dhe dha mbështetjen e tij për ish presidentin Janukoviç, por më vonë u shpreh në favor të një Ukraine të bashkuar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.