FMN parashikon rritje ekonomike 2.1% për Shqipërinë. Por edhe shtim të borxhit

FMN publikon “Raportin Ekonomik Rajonal” për Europën Qëndrore, Lindore e Juglindore. Fondi Monetar mbetet tek parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit me 2.1 %, ndërsa pret një përmirësim të konsumit dhe kërkesës së brendshme. Raporti theksohen se borxhi i jashtëm i Shqipërisë do të rritet. Për këtë vit ky tregues është parashikuar në 41.4% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto dhe vitin e ardhshem në 43.2%. FMN vlerëson se rritja po përshpejtohet në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Qendrore, Lindore e Juglindore, në valën e rimëkëmbjes së zonës euro. Por rajoni ynë po përballet me një valë të pazakontë rreziqesh.
a.k
Comments
FMN-ja tha kete, FMN-ja tha
<p>FMN-ja tha kete, FMN-ja tha ate, FMN-ja..... Po kur do te vije dita qe llogarite e vendit t'i beje shteti jove vete e jo FMN-ja? </p><p>Me gjithe "respektin" per punen e ketij institucioni, se ku pikon catia e di me mire i zoti i shtepise. Per FMN-ne besoj se gazetaret do te benin shume me mire te na flisnin per kushtet me te cilat FMN-ja ia jep borxhet shtetit tone (privatizim, ulje te shpenzimeve publike, ulje te investimeve per ceshtje sociale, zvogelim te numrit te punonjesve te shtetit - a thua se Shqiperia ka industri te pafund qe do t'i thiste pastaj keta te fundit per punesim - dhe serish privatizim e shitje te cfaredolloj pasurie qe ka shteti. Ne fund te fundit FMN-ja reflekton shkollen e Cikagos qe edhe shtetin do ta shnderroje ne shtet privat)</p>
Add new comment