Pandeli Majko: “Parlamenti të bëjë nul komisionin dhe t’u kërkojë ndjesë Forcave të Armatosura. Për qeverinë, pakënaqësi nga militantët”

Postuar në 30 Prill, 2014 02:25

Deputeti socialist Pan deli Majko ka dhënë një intervistë ëpr Eni Vasilin në emisionin “Studio e Hapur”. Majko ka folur për situatën politike duke u ndalur edhe te komisioni hetimor për trafikun e drogës përmes infrastrukturës së ushtrisë. Sipas tij, tërheqja që bëri opozita dhe shpresa mohuese e SHISH-it, menjëherë sapo u miratua ngritja e komisionit janë dy akte shumë të rënda që dëmtojnë imazhin e ushtrisë. “E gjithë kjo histroi goditi kredibilitetin e Forcave të Amratosura...Presidenti Republikës duhet të reagonte ...Parlamenti duhet t’u kërkojë ndjesë FA dhe ta bëjë nul komisionin”, ka thënë ndër të tjera Majko. Ai ka folur edhe për qeverinë aktuale. Sipas Majkos pakënaqësitë janë të mëdha, pasi siç u shpreh ai “ka qindra njerëz me vendim gjykate në dorë dhe nuk kthehen dot në vendin e punës”, është shprehur Majko.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.